ZGJEDHJET2016/Rilindje me BESË në tubim me qytetarë në Manastir

83


Rilindje me BESË kanë qëndruar në Manastir ku kanë shpalosur platformën e tyre politike.

Kandidati për deputet nga ky qytet Afrim Amzai, si dhe bartësi i listës në zonën pesë Arben Labënishti kërkuan përkrahjen, pasi që sipas tyre, Lëvizja BESA dhe RDK është opsioni që i kthen dinjitetin dhe mirëqenien shqiptarëve.
Anëtari i kësaj partie Arianit Hoxha theksoi se rikthimi i vlerave shqiptare do të ndodhë më 11 dhjetor, kur shqiptarët do të votojnë Lëvizjen BESA. Koalicioni Rilindje me BESË sonte do të jetë në Zhelinë, ndërsa nesër në Studeniçan.
“E di se në Manastir ballafaqoheni me një egërsirë të paparë nga ana e VMRO-DPMNE, e cila edhe filloi ta shkatrrojë edhe atë shtëpi të alfabetit. Atë shtëpi që është simbol i rrugëtimit që ka filluar lëvizja Besa por nuk e kisha ditur se edhe partia shqiptare në pushtet pa pushtet siç është BDI që fillon me kërcënime që fillon me presione që mos ti lejojnë shqiptarët e manastirit ta shprehin vullnetin e mirë”, tha Hoxha.

Comments