Zgjerohet harta e përmbytjeve, shtyhen lojrat me dorë. Vazhdon Superiorja!

343


Eshtë zhvendosur nga Tirana, Kruja dhe Shkodra drejt Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës situata e rënduar nga shirat në vend, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe pasurinë e qytetarëve, si dhe humbjen e jetës së vetëm njërit prej tyre, një elektricisti, që u godit nga rryma e tensionit të lartë. Prej natës së mbrëmshme, Vjosa, lumi më i madh i Jugut, ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa zona të fshatrave buzë saj, këtej urës së Mifolit në Vlorë, por autoritetet thonë se prurjet janë në rritje të frikshme, ndërsa kanë evakuar me forcat e policisë dhe të ushtrisë gjithë banorët e zonave të rrezikuara nga përmbytjet. Tërheqja sado e vogel e ujit ka nxjerrë në pah një bilanc dëmesh si nga një luftë e egër! Aktivitetet sportive të lojrave me dorë janë ndërprerë në të gjithë vendin, ashtu si mësimi në shkolla, por ndeshjet e planifikuara të Superiores do të zhvillohen duke filluar sot, me Teuta-Kamza dhe Skënderbeu-Kukësi, ndërsa nesër me Lushnja-Partizani dhe Vllaznia-Laçi. Vetëm ndeshja Luftëtari-Flamurtari do të luhet pasnesër, e shtyrë kështu nga reshjet në jug.

Comments