Dje Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA – Dega e Tetovës, ka mbajtur një mbledhje në zyrat e BESËS në Tetovë, ku është biseduar për situatën e përgjithshme politike dhe parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, ku në rend dite ka qenë edhe përzgjedhja e kryetarit të Degës për BESËN e Tetovës.
Në një proces demokratik sipas parimit një “anëtar një votë”, mes kandidatëve të kualifikuar, në mënyrë unanime nga nëndegët e BESËS në Tetovë dhe struktura e saj, për kryetar dege të Lëvizjes BESA në Tetovë e zgjodhën, profesor Gazmend Aliu, raporton Almakos.
I pranishëm gjatë ktëij procesi ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.