Zhbogar në PDSH: Presim zgjedhje të besueshme

110
Zhbogar në PDSH: Presim zgjedhje të besueshme

Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar në selinë e PDSH-së ka takuar kryetarin e shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku.

Sadiku në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.

Në anën tjetër ambasadori evropian shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor.

Comments