Zhbogar: Partitë u obliguan t’i japin mbështetje PSP-së

189
fresco
midle
Zhbogar: Partitë u obliguan t'i japin mbështetje PSP-së

Formimi i PSP-së është punë kyçe e cila del nga marrëveshja e Përzhinës. Partitë politike në shumë raste janë obliguar t’i japin mbështetje PSP-së. Ne i inkurajojmë partitë ta respektojnë këtë angazhim të tyre, dhe në të ardhmen ta inplementojmë me mbështetjen e PSP-së.

Këtë e deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar, sot në Kumanovë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve si e vlerëson vendimin e partive politike për mosdhënie mbështetje në ndryshimet e Ligjit për PSP-në.

Zhbogar i cili mori pjesë në shënimin e fillimit të projektit për rehabilitim të rrjetit të kanalizimit në Kumanovë, e përsëriti qëndrimin se PSP është vegël më e mirë që të hulumtohet përgjegjësinë e cila del nga bisedat e përgjuara.

Sa u përket zgjedhjeve, euroambasadori deklaroi se katër liderët që në gusht kanë venosur se të gjitha kushtet janë përmbushur për mbajtjen e tyre në dhjetor.

“Gjithashtu, ka diskutime të vazhdueshme me katër liderët lidhur me çështjen për zgjedhjet dhe për çështjen lidhur me PSP-në dhe përshtypja ime është se të gjithë përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne si BE-ja gëzohemi dhe me padurim presim zgjedhjet të mbahen atëherë kur janë caktuar. Kjo do të jetë mundësi që vendi të kthehet në normale, ta vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe ta thellojmë bashkëpunimin tonë”, deklaroi euroambasadori Zhbogar.

Comments