ZHBOGAR: SA MË SHPEJTË TË FORMOHET QEVERIA

220

Për Maqedoninë është e patjetërsueshme që sa më shpejtë të formohet qeveria, pa marrë parasysh se kush do të jetë në atë përbërje, por me të vetmin qëllim që vendi të vazhdon rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian- ka deklaruar euroambasadori Samuel Zhbogar.

Ai ka thënë se vetë partitë politike duhet të vendosin se çfarë qeverie do të formojnë, por e rëndësishme që ajo të jetë e fortë, gjithashtu e përkrahur edhe nga opozita, pa marrë parasysh se cila parti do të jetë në opozitë.

“Ne nuk mundemi dhe nuk duam të ndërhyjmë se kush  do të formojë  qeverinë”, tha ambasadori i BE-së, gjatë vizitës në Prilep.

Comments