Zhbogar: Të përmbushen obligimet dhe rekomandimi të bëhet i pakushtëzuar

161
fresco

133426719

Maqedonia edhe këtë vit mori edhe një rekomandim për fillim të negociatave  për anëtarësim në BE, por ajo është i kushtëzuar. Kushtëzimi ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prioritetet e ardhshme reformuese, deklaroi sot euroambasadori Samuel Zhbogar pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në vitin e fundit.

Qeveria që duhet të formohet pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, ashtu siç tha Zhbogar, duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe këtë Raport ta shndërrojë  në të pakushtëzuar.

“Kriza zgjat shumë gjatë. Institucionet shtetërore duhet ta kthejnë kredibilitetin e tyre, ndërsa BE-ja është e gatshme t’ju përkrahë në transformimin e vendit tuaj në atë që ajo e meriton dhe dëshiron të jetë – vend demokratik, dinamik dhe prosperues që mund t’u ofrojë qytetarëve të saj  stabilitet dhe perspektiva më të mira për në të ardhmen”, tha Zhbogar.

Ai në konferencën për shtyp në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup i ka prezantuar konstatimet kryesore të Raportit vjetor për përparim nëpër fusha.

Comments