Zhduken dy vajza në Kosovë, njëra në Ferizaj tjetra në Mitrovicë



Policia e Kosovës njofton se dje janë zhdukur dy vajza, njëra e moshës së mitur nga Mitrovica e tjetra nga Ferizaj.
Dje në stacionin e Policisë në Ferizaj është lajmëruar se në fshatin Dardani, një grua ka informuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia me 8 shtator dhe më nuk dihet vendndodhja e saj. Gjithashtu dje në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë. Babai ka njoftuar policinë se vajza e tij e moshës së mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se njësitë përkatëse janë duke hetuar te dy rastet. |