Zhduket refugjati pakistanez që u akuzua gabimisht për sulmin terrorist në Berlin
Refugjati pakistanez që u akuzua gabimisht për sulmin terrorist në Berlin dy ditë më parë, është zhdukur dhe nuk dihet asgjë prej tij.
Naveed Baluch 23 vjeç u arrestua si i dyshuar për sulmin me kamion në tregun e Krishtlindjeve ku mbetën të vdekur 12 persona. Por, që prej ditës së djeshme kur u la i lirë nga policia pasi u zbulua se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, nuk dihet më asgjë prej tij.
Kushëriri i 23-vjeçarit thotë se është i shqetësuar pasi nuk e ka takuar që kur policia e la të lirë, madje edhe telefonin e ka të fikur. Edhe një shok i pakistanezit konfirmoi gjithashtu se ai nuk është kthyer në shtëpi.
Ndërkohë, policia gjermane vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të sulmit terrorist, i identifikuar një 24-vjeçar nga Tunizia.