Përvetësim prej rreth 2 milionë euro në 4 marrëveshje të jashtëligjshme për parcela të mëdha ka qenë motivi i arrestimit të sotshëm të ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, theksojnë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar. Janakievski para gjykatës është sjell nga arresti shtëpiak të cili i ishte caktuar kjo masë pas dënimit si organizatorë i ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.
Prokuroria ka hapur procedurë kundër 11 personave ish të punësuar dhe të punësuar aktual në institucionet shtetërore. Bëhet fjalë për pesë të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për noterë dhe të punësuar në Kadastër, si dhe një avokati shtetëror të Qytetit të Shkupit.
Mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe Dimitar Dimovski anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe Dejan Mitrevski kryetar i komitetit komunal të Aerodromit po ashtu nga VMRO-DPMNE-ja.
Ata ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare për marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit që duheshe të ishte pjesë e projektit Shkupi 2014. Marrëveshjet për tokën ishin të plotësuara me anekse edhe pse nuk i plotësonin kushtet për të.
Në lokacionin ku duheshe të ndërtoheshin “Shkallët Spanjolle”, kompanitë përgjegjëse nuk i kishin plotësuar kushtet sipas marrëveshjes.
Kompania shqiptare “Amadeus Group” fitopi tri parcela në Komunën Qendër në lokacione atraktive. Në dy prej tyre ishin paraparë të ndërtoheshin hotele, ndërsa në njërën prej tyre objekt komercial, apo të ashtuquajturat “Shkallët Spanjolle”.
“Amadeus Group” edhe pse ishte vonuar me përmbushjen e kushteve për të marrë lejen për tokën që e kishte blerë në vitin 2011, ishte bërë pronare edhe e dy parcelave tjera në Komunën Qendër.
Në vitin 2015 opozita e atëhershme kishte publikuar përgjime të paligjshme rreth “shkallëve spanjolle” të cilët më pas iu dorëzuan PSP-së.
Në përgjimet e atëhershme dëgjoheshin ish-kryeministri Nikolla Gruevski derisa bisedon me ministrin e at atëhershëm Mile Janakievski për të gjetur kompani që do ti ndërtojë “shkallët spanjolle” dhe më pas për të shitur objektet brenda shkallëve.