Ziadin Sela i vetmi lider shqiptar që komunikoj në anglisht me Z. Han!
Lideri i LR-PDSH, në takimin e sotëm te zhvilluar me Eurokomisarin e BE Z. Johannes Han, nuk kishte nevojë për përkthyes, ai gjatë gjithë kohës komunikimin e tij e bëri në gjuhën angleze, karakteristikë kjo që e dallon nga liderët tjerë të subjekteve politike shqiptare.
Ky afinitet gjithsesi i jep një përparësi të një lidershipi me standarde bashkohore duke e bërë më të drejtpërdrejt në komunikimet me korin diplomatik si dhe ambasadorë të huaj.
Kjo përparësi krijon edhe një afërsi me bashkëbiseduesin duke qenë më bindes në fjalorin e tij politik.
Ziadin Selës kjo përparësi i ka hapur shumë mundësi që të jetë në komunikime te vazhdueshme edhe me ambasadorët e huaj që janë të akredituar në Shkup.
Rasti i fundit ishte ai me ambasadoren e OSBE në Shkup Nina Suomalainen, pas një takimi kokë më kokë duke biseduar për aktualitet e fundit.
Ata qe e e kanë ndjekur politikën më herët e mbajnë mend edhe Liderin historik të PDSH Z. Arbën Xhaferi, i cili poashtu fliste një anglishte të shkëlqyeshme me ambasadorët e huaj qe ishin atë kohë prezent në Maqedoni.