Ziadin Sela në Shkup: S’ka më kërkesa nga shqiptarët, tani ka vetëm kushte!
Aleanca për shqiptarët zhvilloi sonte tubimin qendror në Shkup. Në sheshin Skenderbeu kishte mijra simpatizantë nga LR-PDSH, RDK dhe Uniteti, të cilët i dhanë mbështetje “Alencës për shqiptarët”.
Në fjalën e tij, Ziadin Sela përshëndeti të gjithë simpatizantët, zyrtarët e Aleancës për shqiptarët por edhe mërgimtarët që sapo kishin arritut në sheshin e Shkupit.
“Risi dhe fitore kësaj radhe është se ne i kemi detyruar edhe ata, puthadorët dhe servilët e Gruevskit, që luftonin që të hynin në qeveri edhe me një deputet dhe ato tjerët që kërkonin shumicë për të hy në qeveri, që të mos flasin për kërkesë më, por të flasin për kushte. Ne jemi “Aleancë për shqiptarët” dhe ne do ti bëjmë fitimtarë të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se si kanë menduar deri dje” tha Sela njofton Drini.mk