Ziadin Sela: Nuk pranoj ftesa…

111

Moebel THEMA

sela

Bashkëpunimi i partive shqiptare opozitare është tema e sotme e emisionit “Arena”, ku të ftuar janë kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe gazetarët Isen Saliu dhe Bekim Laçi. Duke folur për ftesën publike që e bëri Lëvizja BESA, drejtuar LR-PDSH-së dhe partisë UNITETI, kreu i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Ziadin Sela, e cilësoi këtë ftesë si ultimatum, duke shtuar se nuk pranon ultimatume të këtilla.

Ziadin Sela tha se do t’i përgjigjes ftesës së pardjeshme të shoqatës së të burgosurve politik, si një subjekt i pavarur. Sela gjithashtu ka thënë se në ftesën e Lëvizjes BESA dhe të RDK-së së Fadil Zendelit ka tendencë, në momentin që Fadil Zendeli paraqitet si përfaqësues i RDK-së.

Comments