Ziadin Sela: Shqiptarët më 11 dhjetor do ta dënojnë BDI-në

41

Moebel THEMA

Aleanca për Shqiptarët para pak minutash ka mbajtur tubimin qendror në seshin “Skenderbeu” në Çair të Shkupit. Pas prezentimit të kandidatëve për deputetë dhe platformës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve të pranishëm, i cili tha se shqiptarët do ta dënojnë BDI-në, e cila sipas Selës, ka sjellur vetëm gjak dhe vuajtje për shqiptarët. Ai nga sheshi “Skenderbeu’ në Shkup, u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në votime më 11 dhjetor, dhe të votojnë qetë dhe me dinjitet. raporton SHENJA.

“Shqiptarët nuk do të përçajnë votën, të jeni të sigurtë. Shqiptarët më 11 dhjetor do ta bëjnë bashkë votën, do ta bëjnë bashkë votën duke votuar shqiptarët dhe Aleancën për shqiptarët. Do të dalim, sepse ne nuk kemi harruar, që në këtë shesh, nëpër këto rrugë ju i keni tërheq zvarrë shqiptarët dhe i keni gjakos ata. Ne nuk kemi harruar që ju u keni dhënë dënime maksimale vetëm e vetëm se kanë protestuar pë rnjë padrejtësi. Shqiptarët nuk e kanë harruar tymin dhe zjarrin e ‘Lagjes së Trimave’”, deklaroi lideri i LR PDHS-së, Ziadin Sela.

Comments