Ziadin Sela: Tani është momenti ta bashkojmë veprimin politik!

279

Image result for ziadin sela

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin 200 në Alsat M, tha se tani është momenti ta bashkojmë veprimin politik.

“Tani është koha jo t’i shkrijmë apo t’i bashkojmë partitë politike por ta bashkojmë veprimin politik. Ne realisht kemi shumë dallime me partitë tjera por gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ata që na dallojnë”, theksoi Sela.

Ai më tej gjatë theksoi se tani është momenti o të hyjnë të gjithë në qeveri ose asnjë nga partitë politike shqiptare, dhe të kushtëzohen partitë maqedonase.

“Mendimi im është që të gjithë partitë shqipëtare të hyjnë në qeveri o asnjë, sepse tani jemi në pozitë që të krijojmë bllokun politik shqiptar, të bëjmë strategjinë e përbashkët te kemi një qendrim dhe të kushtëzojmë partitë maqedonase që ti realizojmë çështjet që tangojnë dhe janë në interes të shqiptarëve”, theksoi më tej Sela.

Comments