Ziadin Sela uron festën e Kurban Bajramit të gjithë myslimanëve
Festa e Kurban Bajramit, pa dyshim që na bën ta mësojmë dhembjen, sakrificën dhe solidaritetin. Na mëson ta thyejmë murin e egoizmit dhe të rrezatojmë afërsi dhe dashuri mes njerëzve. Sot jemi pranë njëri tjetrit, të tillë duhet të jemi çdo ditë, duke i shërbyer humanizmit, besimit dhe vlerave tona të përbashkëta. Për shumë mote, qofshi në çdo bajram të lumtur dhe të gëzuar!
Ziadin Sela kryetarë i LR-PDSH-së