Ziadin Sela: Vota e sotme përcakton të ardhmen tonë

104

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës.

Pas votimit, Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në votime, duke theksuar se me votën e tyre ata vendosin për të ardhmen e tyre në një periudhë të gjatë.

“Sot qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e vet. Shpresoj se gojët e liga dhe dashakeqët janë mbyllur. Uroj që e nesërmja të na gjejë më të lirë dhe më të paqtë,” – deklaroi Sela.

Comments