Ziadin Sela votoi ne Livadhi: Sot vendoset mes të vjetrës dhe të resë!

118
fresco

 


midle

Ziadin Sela votoi ne Livadhi: Sot vendoset mes të vjetrës dhe të resë!

Ziadin Sela votoi në vendvotimin në Livadhi-Strugë Në vendvotimin e Livadhisë në Strugë, rreth orës 11:30 ka votuar lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela. Pas votimit ai u ndal para mediave me deklaratë : ‘’Pata mundësi sot, që të shpreh vullnetin tim. Sot është besoj dita kur votuesit vendosin mes të vjetrës dhe të resë. Unë vendosa për të renë. Kam fatin që të jem si pjesa më e madhe e popullit, si 99 përqind e votuesve, sepse unë sot këtu votova si gjithë qytetarët e tjerë. Në ndryshim nga kryetarët e tjerë të partive politike unë s’kam votuar për veten, por kam votuar për një aleancë. Shresoj , që të jetë qetë! Bëj apel që qytetarët që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre, qetë pa pasur frikë pa presion. Në fund të fundit , ato që janë të fuqishëm sot dhe që kanë qenë cdo herë janë votuesit dhe nuk janë partitë politike dhe as shteti e as sistemi’’. Ziadin Sela ndryshe nga disa liderë të tjerë nuk voton në zonën në të cilën garon.

Comments