Zidane befason tifozët me përforcimin e ri në Real Madrid
Real Madrid kërkon një përforcim të ri nga Serie A.
Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një futbollist të cilin e sheh si blerje të nevojshme për skuadrën nga Santiago Bernabeu.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, transmeton lajmi.net.
Paraqitjet e mira nga Ruiz për Kombëtaren U-21 të Spanjës në Evropian kanë bërë që Zidane të kërkojë blerjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë sepse Napoli e konsideron Ruizin si anëtar të rëndësishëm të skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti.