Zidane: Fituam trofe të rëndësishëm, jemi të lumtur

248

Trajneri i Real Madridit, Zindine Zidane, ka thënë se janë të lumtur pas triumfit me Manchester Unitedin në ndeshjen e Superkupës .

Ai e ka lavdëruar pjesën e parë, ku skuadra e tij luajti shumë mirë.

“E kemi bërë një punë mjaft të madhe, jemi të lumtur”.

“Pjesa e parë ishte spektakolare, ndërsa në të dytën kishim më pak posedimin e topit dhe vuajtëm, por kjo është normale”.

“E fituam një tjetër trofe të rëndësishëm. E kemi nisur mjaft mirë sezonin”, ka thënë trajneri francez./Telegrafi/

Comments