Zinedine Zidane ka analizuar paraqitjet e deritashme të Real Madridit.
“Los Blancos” kan bërë një start jo të mirë pasi ka grumbulluar vetëm 5 pikë nga 3 javët e para të La Ligës duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Por, Zidane beson se faji i takon komplet skuadrës për rezultatet jo të mira.
“Këtu të gjithë jemi përgjegjës kur bëjmë diçka të mirë dhe fajtor kur bëjmë keq”, deklaroi Zidane në konferencë për media para ndeshjes me Levanten.
“Futbollistët e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të ndryshuar situatën, secili prej tyre duhet të japë maksimumin”, theksoi francezi.