Zidane: Të gjitha janë OK, nuk e dua vetëm këtë ekip në shortin e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se nuk dëshiron të takohet me Juventusin në shortin e fazës së dytë të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” kanë përfunduar në pozitën e dytë të grupit të tyre dhe mund të takohen me “Bianconerët”.
Por, Zidane shpreson që kjo të mos ndodhë. “Nuk dua të takohemi me Juventusin për arsye të zemrës”, deklaroi ish mesfushori i Juventusit, përcjell “Lajmi.net”.
“Po ashtu, ata janë skuadër shumë e fortë”, u shpreh ai.