Zidane zbulon synimin e Realit për sezonin e ri

413
fresco

Trajneri i rikthyer në krye të Real Madrid, Zinedine Zidane, ka filluar të shpalos planet e ‘Los Blancos’ për sezonin e ri.

Sipas Zidanes, i cili me këtë skuadër ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, synim i Real Madridit do të jetë La Liga, titull ky që edhe këtë vit do të fitohet nga Barcelona.

“Vitin e ardhshëm do të mundohemi ta nisim La Ligan sa më mirë, sepse më pas do të komplikohej sërish. Sezonin tjetër ju siguroj se kampionati do të jetë objektivi kryesor”, ka deklaruar Zidane, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për mua është më e rëndësishme La Liga pas është ditë pas dite ndërsa në Ligën e Kampionëve janë 12 ose 13 ndeshje në të gjithë kompeticionin, nëse ia del t’i shkosh deri në fund”,

Hera e fundit kur Real Madrid e ka fituar këtë garë ishte sezoni 2016/2017./Lajmi.net/

Comments