Zjarr i fuqishëm pranë Dropullit, zjarrfikëset të pamundur ndërhyrjen



Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një masiv me shkurre dhe pemë në fshatin Terihat të Gjirokastrës.
Nga zjarri rrezikohen banesat në fshatin që shtrihet pranë Dropullit. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës, Kujtim Bizhga thotë se mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur ndërhyrjen për të shuar flakët.
Bizhga: Zjarri në zonë të thepisur. Mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur ndërhyrjen.