Zjarr në Strugë: përfshihen fshatrat Dollogozhd dhe Tatesh (VIDEO)
Dy zjarre prej sot pasdite shpërthyen mes fshatrave Dellogozhd dhe Tatesh në rajonin e Strugës. Është përfshirë një sipërfaqe e madhe me pyll të dendur pishe dhe ahu. Probleme plotësuese ekipeve zjarrfikëse u krijon edhe era. Në fikjen e stuhisë së zjarrit ndihmon edhe popullata lokale, ndërsa hoxha lokal i bën thirrje popullatës që të dalë në ndihmë. Sipas banorëve, gjithçka ka filluar nga deponia lokale në Dellogozhdë që ka filluar të digjet dje. Druajnë se nëse zjarri nuk fiket sonte ekziston rreziku që të mbërrijë deri te shtëpitë e para. Deri tani janë përfshirë nga zjarri më shumë se 30 hektar pyje.
“Zjarri është shumë afër zonës së banuar, disa banorë nga frika e përhapjes së zjarrit kanë braktisur shtëpitë e tyre. Për momentin autoritetet kanë ndërhyrë, megjithatë në pamundësi që të vetëm ta shuajnë zjarrin në ndihmë u janë ofruar edhe banorët e fshatrave Dollogozhdë dhe Tatesh”, shprehet një dëshmitarë okularë.