Zjarret e koordinuara?!

666
fresco


Urim SALIHU
Nuk ka më nga filmat e së shtunës ekranet janë të lodhur por nga zjarret e së shtunës banorët janë të lodhur.Dhe si për çudi, sikur të ishin të orkestruara në një ditë të vetme sikur zjarret u koordinuan dhe folën : A ndizemi.Pastaj nisën me përmasat e tyre në Sllatinë, në Cegran, diku në Strugë dhe së fundmi në kulmin e saj në Kondovë.Prisnim që statujat e “2014” të zgjoheshin dhe ti shuanin ato, por me paratë e atyre “monumenteve” u harrua të blihen makina të reja zjarrëfikësish.Ishin zjarre politike, ishin të shkaktuara nga një dorë e panjohur, apo ishin zjarre që u shërndanë me wi-fi , nuk e dijmë dot sekretin e kësaj , por sado që do të shkosh kundër natyrës, ajo t’a kthen në të njëjtën monedhë.Shume krijesa u dogjën, shumë shpirtëra kafshësh dhe insektesh mbaruan së ekzistuari, shumë dëme poashtu, shumë fshatra ndjenë ankthin e vdekjes që kishin pranë, por një shi i mbrëmjes në verën e djegur ra dhe i prishi planet.
Ka zjarre por ka edhe shi dhe kundër natyrës dhe Zotit nuk mund t’ia dalësh.

Comments