Zjarri i merr jetën një gruaje në Kisela Vodë

87

Moebel THEMA

Sot rreth orës 6 të mëngjesit shpërtheu një zjarr në komunën Kisela Voda, në rrugën ‘Vera Jociq’. Zjarri kaploi ndërtesën që banohej prej më shumë se 10 familje, shkruan Telegrafi Maqedoni.                                                  

”Zjarri është aktivizuar në ambientet ku ishte rregulluar një vend për fjetje të një personi në bodrum. Zjarri është aktivizuar prej një ngrohëse. Gruaja që ka qenë në bodrum nuk ka mundur të shpëton dhe për fat të keq është asfiksuar.” thonë nga Zyra e zjarrfikësve të kësaj komune.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar katër vetura kundër zjarrit dhe 12 zjarrfikës.

Comments