Zjarri në banesën në Çair: Flet kryefamiljari

533
fresco
Zjarri në banesën në Çair: Flet kryefamiljari

midle

Zjarri kishte kapluar një banesë në Çair të Shkupit. Sipas të dhënave të para shkak i zjarrit ka qenë rryma elektrike, njoftoi Aktuale.mk.

Ngjarja ka trishtuar banorët të cilët jetojnë në ndërtesë, por fatmirësisht pas lajmërimit të zjarrit që është bërë në ora 12:05, intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i shpejtë dhe zjarri nuk është përhapur shumë, por vetëm në një dhomë.

“Dola prej shtëpia dhe sa mbërrita në treg, më lajmërojnë dhe më thonë se të është djegur shtëpia. Kur erdha këtu nuk  mund të hypje lartë prej tymit. Zjarrfikësit  erdhën në kohë. Bashkëshortja ime ishte brenda, dhe kur është përhapur zjarri ka dalur prrej shtëpie. Ajo thotë se ka plasur diçka, me gjithë gjasë instalimi i rrymës, dhe tani është e stresuar. Është djegur vetëm një dhomë. Në dhomat tjera dhe në banjo nuk është përhapur zjarri. Ka qenë intervenim i shpejtë i zjarrfikësve, sepse në të kundërtën dëmi do të ishte shumë më i madh”, tha pronari i shtëpisë së djegur, njofton RTVM2.

Zjarri është përhapur në katin e 5, ku brenda në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë vetëm një grua e cila përpos traumës psikologjike,  nuk ka pësuar në lëndime fizike.

Comments