Zjarri në burg, dyshohet për një të vdekur, shkak shpërthimi i bombolës

270

 

burgu-i-shen-kollit-1-620x330

Një person dyshohet se ka humbur jetën nga zjarri që ra në një prej qelive të katit të dytë të burgut të Shën Kollit në Lezhë rreth orës 16:00.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrfikësve, ambulanca dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi.

Të burgosurit janë nxjerrë në oborr, ndërsa autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë. Policia ka rrethuar zonën përreth ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Comments