Zjarri në burgun e Shënkollit, flet babai i viktimës: Djali është vrarë qëllimisht

143

Moebel THEMA

Familjarët e 25-vjeçarit Fatmir Sula, i cili humbi jetën dy ditë, më parë si pasojë e zjarrit që përfshiu burgun e Shënkollit, hedhin dyshime për vrasjen e qëllimshme të djalit të tyre.

Babai i 25-vjeçarit, Nuredin Sula, i cili banon në Milot hedh poshtë çdo mundësi që i biri të vuante nga probleme mendore apo të ketë dashur të vetëvritej, raporton news 24.

“Kërkoj të zbardhet e vërteta. Do ta kërkoj të drejtën deri në gjykatën e Strasburgut”- është shprehur Sula. Djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Djali im nuk ka patur probleme psikologjike siç është thënë. Është vrarë qëllimisht” ka thënë Nuredin Sula.

Një zjarr i qëllimeshëm ka rënë para dy ditësh në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Shënkollit në Lezhë, i cili shkaktoi vdekjen e 25 vjeçarit Flamur Sula, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vite heqje lirie për tentativë vrasje, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Pas ngjarjes 7 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekë të këtij spitali pohuan se të plagosurit kanë pësuar asfiksi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa disa të plagosur të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë që ditën e djeshme të burgosurit janë rikthyer në qelitë e tyre dhe gjendja i është kthyer normalitetit.

– See more at: http://www.noa.al/artikull/zjarri-ne-burgun-e-shenkollit-flet-babai-i-viktimes-djali-eshte-vrare-qellimisht/598781.html#sthash.vPnGpqiM.dpuf

Comments