Zjarri shkrumbon shkollën e fshatit Novosellë

379

Është djegur tërësisht shkolla fillore 11 tetori e fshatit Novosellë të komunës së Bogovinjës. Supozohet që shkak i zjarrit të jetë instilacioni i vjetër elektrik. Përveç shkollës është djegur edhe një veturë dhe një pjesë e një kasolleje që ndodhej afër godinës së shkollës. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete dhe 8 zjarrfikës, të cilëve iu dashtë më shumë se dy orë për ta vënë nën kontroll zjarrin.

Me të marrë lajmin neve kemi dal në terren dhe kemi arritur në vendngjarje me tre automjete kundër zjarrit dhe me tetë zjarrfikës, ku dy orë e gjysmë për ta vendosur nën kontroll këtë zjarr faktikisht më se dy orë kemi luftuar me zjarrin, deri sa intervenonim në shkollë u kaplua nga zjarri dhe një objekt tjetër por bashkë me zjarrfikësat dhe banorët e fshatit Novosellë që na ndihmonin gjatjë gjithë kohës, zjarri u vu shpejt nën kontroll – tha Uka Aliti, komandant i Njësisë së zjarrfikësve.
Në shkollën në fjalë mësimin e kanë ndjekur 207 nxënës. Tani për tani nuk dihet se çfarë do të ndodh me procesin edukativ arsimor të këtyre nxënësve.

Kjo është shkollë territoriale me 207 nxënës të shpërndarë në 13 paralele. Momentalisht ende nuk e kemi idenë se si do e organizojmë procesin edukativo arsimor. Për momentin edhe nuk kemi informatë të saktë a është në pyetje rryma apo diçka tjetër nuk e dimë – u shpreh Aziz Jakupi, drejtor i shkollës qendrore “11 tetori”.
Shkolla periferike 11 Tetori, është rinovuar për herë të fundit në vitin 2011, në kuadër të projektit shkolla me efikasitet energjetik, nga fondet e Bankës Botërore.

Bashkim Sulejmani

Comments