Kandidati nga radhët e ZNAM për komunën Qendër, Mirosllav Llabudoviq, paralajmëron subvencionimin e amvisërive deri në 70% për servisimin vjetor të rregullt të ashensorëve dhe hidrantëve të ndërtesave. Me këtë siç thotë Llabudoviq, do të rritet siguria dhe do të ulen harxhimet e buxheteve të amvisërive.
“Të nderuar banorë të Qendrës. E paralajmëroj masën për subvencionimin e 70% të harxhimeve për servisimin vjetor të hidrantëve dhe ashensorëve në ndërtesat e banimit. Kjo masë do të thotë siguri, siguri dhe përgjegjësi. Me këtë mbështetje do u ndihmojmë qytetarëve rregullisht ti mirëmbajnë ashensorët dhe sistemet kundër zjarreve. Njëkohësisht do t’i ulim harxhimet në buxhetin shtëpiak. Siguria e çdo qytetari, çdo familjeje dhe çdo shtëpie në Qendër është prioriteti ynë. Me masa të tilla tregojmë se komuna është partner i vërtetë i qytetarëve”, deklaroi Mirosllav Labudoviq – Kandidat i ZNAM-it për kryetar i komunës Qendër. /Alsat.mk

