Zoë Kravitz kritikon serialin “Friends”: Disa shaka duhet të mbeten në vitet e 90-ta

79
fresco

Zoë Kravitz ka kritikuar sitcom-in klasik “Friends”, duke thënë se disa nga shakatë e tij nuk kanë përballuar mirë kohën dhe do të duhej të mbeteshin në vitet e 90-ta.

Aktorja 36-vjeçare ndau mendimin e saj për serialin, ku luanin Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe i ndjeri Matthew Perry, gjatë një interviste për People.

Kravitz theksoi se shakatë homofobike dhe disa referenca të tjera janë problematike për standardet e sotme: “Nëse shikoni Friends tani, do të thoni, ‘Uau, kjo është…’”– tha ajo, duke shtuar se është nostalgjike për modën, qytetin e New Yorkut dhe kulturën e viteve të 90-ta, por disa elemente duhet të mbahen thjesht si kujtime të kohës, shkruan DailyMail.

Komentet e saj erdhën gjatë promovimit të filmit të saj të ri “Caught Stealing”, ku ajo bashkëpunon me Austin Butler. Butler u pajtua me Kravitz, duke thënë: “Po, mbajeni këtë në vitet e 90-ta”.

Kritikat e Kravitz përputhen me reflektime të mëparshme të krijuesve të serialit, të cilët kanë pranuar se disa histori dhe shaka nuk ishin të përshtatshme dhe do të donin t’i kishin ndryshuar.

Nga ana tjetër, David Schwimmer, i njohur për rolin e Ross, ka mbrojtur serialin duke theksuar se për kohën e tij, Friends ishte inovativ në trajtimin e marrëdhënieve dhe çështjeve të seksualitetit.

Comments