Zona e Bujanocit dhe Preshevës e rrezikuar nga copat e minave

271

Moebel THEMA

Gjatë bombardimeve të NATO-së në territorin e Serbisë ka më shumë se 160 lokacione që përmbajnë nga 145 deri 247 copa të municioneve thërmuese.

Pas lëndimit të rëndë të demontuesit të minave Mladen Gluhovic, në zonën e Kopaonikit është informuar opinioni se në më shumë se 150 lokacione në Serbi kanë mbetur me bomba kasetore, shkruan Titulli.com.

Sipas të dhënave nga Qendra e Deminimit në Serbi, zonat më kritike janë rrethina e Bujanocit, Sijenica dhe Paraqini.

“Në 10 lokacione në komunat Bujanoc dhe Preshevë fshihen tipa të ndryshëm të copave të minave”, thuhet në njoftimit e Qendrës për Deminim, transmeton Titulli.com.

Andaj ftohen qytetarët të ken kujdes kur të hasinh në këto copa të minave dhe se me prekjen më të lehtë ato mundë të eksplodojnë./Titulli.com/

Comments