Zonat e përmbytura: Remenski me apel deri tek qytetarët me rrezik social (FOTO)



Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, Frosina Tashevska- Remenski ka vizituar vendet e populluara në Hasanbeg të cilat ishin të përfshira nga vërshimet me çka ka biseduar me personat që janë në rrezik social.
Ajo ka apeluar deri te qytetarët nga zonat e përmbytura që janë në rrezik social, ndërsa nuk kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente atë ta bëjnë tani menjëherë, ndërsa ka vizituar edhe personat e shpërngulur të vendosur në Konviktin studentor shtetëror “Tome Stefanovski- Seniq”.
“Ata qytetarë për të cilët ekipet do të vërtetojnë se janë në rrezik social do të mund të vendosen në institucionet me të cilët ministria ka marrëveshje, ndërsa në konvikte do mund të vendosen edhe 100 persona”, kë nënvizuar Remenski.