Zonat e prekura nga përmbytjet, nis shpërndarja e ndihmave

133

Moebel THEMA

Zonat e prekura nga përmbytjet, nis shpërndarja e ndihmave

Emergjencat Civile dhe Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe batanije për zonat e prekura nga përmbytja e ditëve të fundit në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga prefekti Sadi Vorpsi, dhe deputeti i zonës rakip Suli, bëri apel për solidaritet të gjithë shoqërisë.

“Zona ku jemi është një zonë që në mënyrë ciklike përmbytet. Dhe ndërkohë na duhet të marrim masa emergjente për të garantuar që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen. Ka shumë rëndësi solidariteti i njerëzve, solidariteti mes nesh, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Është e disata herë që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që janë gjendur në vështirësi për shkak të kushteve atmosferike dhe veçanërisht përmbytjeve.  Në kushtet aktuale po bëjmë gjithçka është e mundur për të menaxhuar situatën çdo cep të Shqipërisë, për të mos pasur vështirësi e situata kritike me përmbytjet. Por nga sot nisim dhe një fushatë të tërë ndihme dhe solidariteti për ata që u prekën nga kjo përmbytje”, tha z. Tahiri.

Situata është në vlerësim të vazhdueshëm tha Tahiri, për të shmangur pasojat e rënda. Dhe pse nuk ka një shifër të saktë për familjet e prekura nga përmbytjet, Tahiri tha se problemet po mbahen shënim si për pasurinë, gjënë e gjallë, apo probleme jetueshmërie e kushteve minimale të qytetarëve.

“ Kjo është ende në vlerësim të vazhdueshëm pasi nuk ka ende një numër definitiv sa kohë situata kritike vazhdon. E ritheksova përveç angazhimit tonë për të shmangur pasojat, angazhimi tjetër është pas asnjë diskutim vlerësimi ditë pas dite, mbjatja shënim dhe evidentimi i problemeve.  Qofshin këto probleme në pasuri apo në gjënë e gjallë apo probleme në jetueshmërinë e kushteve minimale të qytetarëve”, tha Tahiri.

/ Top Channel

Comments