Zoran Zaev ka një porosi për administratorët

45

 

Zoran Zaev

“Një porosi për administratën publike, mos lejoni më t’ju gënjejnë! Pagat që jua jep Gruevski nuk janë nga paratë e nënës së tij, Nada. Pagat janë nga taksat që i paguani këtij shteti, nuk vareni nga askush. Dërgoj mesazh, askujt nuk do të mungojë diçka, askujt që punojë në mënyrë të ndershme, profesionale dhe të përgjegjshme”, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Ohër.

Moebel THEMA

“Mjaft kishit frikë prej atij, duke qenë të detyruar për të vënë “like” në faqen e tyre, duke qenë të detyruar për të shkuar në mitingje, mjaft me poshtërimet. Ky shtet ju përket juve, sa u përket të tjerëve. Keni obligim për tu përfshirë dhe për të kthyer këtë vend së bashku me ne. Mendoni se ne e kemi të lehtë? Këta njerëz këtu nuk ka kërcënime dhe shantazh, nuk ka frikësim? Por këta njerëz e dinë se për Maqedoni është fjala, për popullin është fjala”, deklaroi Zaev.

Zaev i bëri thirrje administratës publike, së bashku me partinë e tij të jenë të guximshëm sepse është detyrë, si[ tha ai, për të shpëtuar Maqedoninë.

“Zgjidhja është në stilografin. Me stilografin më 11 dhjetor ta rrethoni numrin 4”, porositi Zaev.

Comments