Zv.ministri Nuhiu bashkërendon aktivitetet me banorët e Hasanbegut

187

Zv.ministri i MPB-së Agim Nuhiu ka bërë të ditur se kanë bashkërënduar aktivitetet me banorët e Hasanbegut që këto ditë janë prekur nga vërshimet. Në njoftimin e tij të plotë ai bën thirje që kushdo që ka nevojë të shkojë direkt tek MPB për të kërkuar ndihmë:”Me përfaqësusit e Bashkësisë urbane “Jane Sandanski” – Hasanbeg shprehëm gadishmërinë për të vazhduar komunikimin për të bashkërënditur aktivitetet dhe masat pas fatkeqësisë natyrore. Në kabinetin tonë kemi angazhuar punonjës që edhe në vazhdimësi do të jenë në krah të të prekurëve nga kjo fatkeqësi natyrore! Drejtohuni tek kabineti jonë përsëri, pa ndonjë hezitim! Do të përpiqemi të bëjmë edhe më shumë. E kemi detyrim institucional!”.

Comments