Zv.ministri Nuhiu lehtëson procedurat e kalimit të testimit të parë fizik

300

 

Ministria e punëve të brendëshme e Maqedonisë ditë më parë kishte shpallur konkurs për punësimin e 652 policëve të rinjë të cilët do të bëhen pjesë e forcës së sigurisë së vendit pas kalimit të disa fazave testuese, njofton Zhurnal.

Interesi për të qenë pjesë e MPB-së është gjithmonë në rritje ndërsa edhe përkundër akuzave të ndryshme të cilat gjithmonë në shënjestër kanë personat drejtues të dikastereve të ndryshme, Zhurnal mëson se zv.ministri i brendëshëm Agim Nuhiu së bashku me ekipin e tij udhëheqës në Ministrinë e punëve të brendëshme, kandidatëve shqiptarë ju ka lehtësuar hapjen e derës dhe në mënyrë më efikase të kalojnë testimin fizik.

Kjo për faktin se ndonëse ky sektorë gjithmonë ka pasur edhe drejtues shqiptarë por me ardhjen e zv.ministrit Nuhiu duket se gjërat kanë marë një hov të madh në favor të shqiptarëve. Edhe pse ka pak kohë që ka marrë detyrën e tij, deri më tani mund të numërohen projekte të shumta të cilat kanë kaluar me miratimin e tij, transmeton Zhurnal.

Comments