Zv.Ministri Nuhiu: Mbështesim palëkundur misionin e Prokurorisë Speciale

200
fresco
Zv.Ministri Nuhiu: Mbështesim palëkundur misionin e Prokurorisë Speciale

midle

Rreth ngjarjeve të fundit me kontrollet e Prokurorisë speciale ka reaguar zv.Ministri i ministrisë së punëve të brendshme Agim Nuhiu i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar: Mbështesim palëkundur misionin e Prokurorisë Speciale .

Më poshtë ua sjellim deklarimin e plotë të zv.ministrit Nuhiu:

”DREJTËSIA PENALE OBJEKTIVE ËSHTË SYNIMI JONË FUNDAMENTAL!

Ne si zyrtarë politik në MPB, ashtu siç e kanë përkrahur themelimin e Prokurorisë Publike Speciale përfaqësuesit tonë politik në fazën e bisedimeve politike, në fazën e procedurave parlamentare dhe në fillimin me punë të saj, ashtu e mbështesim dhe do ta mbështesim të palëkundur institucionin e Prokurorisë Publike Speciale në ushtrimin e aktiviteteve dhe kompetencave të saj!Drejtësia penale objektive është synimi jonë fundamental. Mbetemi të hapur për të ofruar mbështetjen tonë brenda autorizimeve ligjore që i kemi si zyrtarë politik në MBP!”

Comments