Zv.Ministri Nuhiu realizon takim për të rritur nivelin e sigurisë



Zv.Ministri i MPB-së Agim Nuhiu ka realizuar një takim me pjesëtarët tjerë të MPB-së për të reformuar sistemin e sigurisë. Më poshtë ua sjellim deklarimin e zv.ministrit Nuhiu:”Realizuam një takim në Qeverinë e Maqedonisë së bashku me udhëheqësit tjerë të MPB-së për ecurinë e Projektit kombëtar për reformimin e sistemit të sigurisë kombëtare të vendit.
Do te duhet te qartesohet orientimi per strukturimin e policise ne mikro nivel dhe nivel te mesem si nivele baze per te pasur aktivitete policore objektive me interes te pergjithshem kombetar dhe krijimi i infrastruktures per krijim te kuadrit per nevojat e sistemit te sigurise!
Qasja duhet te jete gjitheperfshirese dhe racionale. Per kete arsye ne te gjitha grubet e punes te Projektit kombetar per reformimin e sistemit te sigurise kemi perzgjedhur kuadrot me profesionale shqiptare te MPB-se per te kontribuar realisht ne reformimin e sistemit te sigurise kombëtare”.