Zvarritet rasti i Sopotit, avokati Raufi pret që lëndën ta marrë PSP-ja (VIDEO)

106

Edhe kësaj radhe nuk u mbajt seanca për Sopotin, pasi që nuk u paraqit prokurori i lëndës. Sipas avokatit mbrojtës, Naser Raufi, kjo bëri që të mos mbahet seanca. Raufi thotë se me këtë rast do të merret Prokuroria Publike Speciale.

Të dënuarit për këtë rast thonë se nëse e vërteta nuk del në shesh, atëherë ata do të dalin në rrugë dhe do të protestojnë. Ata shpresojnë që përfundimisht këtë rast ta marrë Prokuroria Publike Speciale.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimin e rastit, duke kërkuar lëndën nga Prokuroria Themelore Publike. Por kjo e fundit ka dhënë përgjigje negative, duke thënë se vendimin duhet ta jap Këshilli i Prokurorëve, që tanim dy muaj po e zvarrit dorëzimin e rastit. Prokuroria Publike Speciale thotë se ka bazë për të marrë në kompetencë të saj këtë rast, pasi që është pjesë e materialeve të përgjimeve. Rasti i Sopotit ndodhi 13 vite më parë, kur nga shpërthimi i një mine në dalje të këtij fshatit të Kumanovës u hodh në erë një mjet transportues i NATO-s, me ç’rast humbën jetën 2 ushtarë polak të kontigjentit polak dhe një përkthyes i tyre. Për këtë rast u dënuan 11 banorë të fshatit Sopot me 150 vite burg.  Seanca e radhës është caktuar për 22 shkurt 2017./Tv21

Comments