Zvicër: Bastiset lokali i 24 vjeçarit nga Maqedonia, arrestohen 4 persona



Nga bastisja në një lokal nate në qytetin zviceran Rotkreuz janë sekuestruar plot 30.000 franga dhe janë kapur tre gra nga Serbia dhe Maqedonia që nuk dispononin leje pune, shkruan bluewin.ch.
Ato priten të dëbohen drejt vendlindjes, përcjell botasot.
Pronari i klubit një 24 vjeçar nga Maqedonia është dërguar përpara Prokurorisë së Zug-ut, ku mes tjerash duhet të përgjigjet edhe për akuzën e ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë ilegale.