Zvicër-Serbi rriten tensionet.Daçiç hedh benzin në zjarr me deklarata skandaloze duke ngatërruar sportin me politikën

646

Duhej të ishtë një ndeshje futbolli në një eveniment të madh sportiv siç është Kupa e Botës, por në fakt është më shumë se kaq dhe kur është në pyetje Serbia gjithcka është e mundur.Ata janë të prirur për propaganda të ulëta por ata harrojnë se Zvicra nuk është Kosovë apo Shqipëri edhepse ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç duket se ka ngatërruar futbollin me politikën.Ai ka bërë deklarata skandaloze në vigjilie të super ndeshjes mes këtyre dy kombëtareve që kanë synim ta kalojnë grupin thuajse më të vështirë kur me ta dihet se është edhe Brazili raporton Faktiditor.ch.
Ministri serb i ka hedhur zjarrit benzin para përplasjes së kombëtareve të Zvicrës dhe Serbisë.Kjo duket se rrënjët i ka se kombëtarja helvetike ka shumë shqiptarë që përbëjnë formacionin bazë por Dacic e ndërlidh edhe me situata tjera të shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet dhe kjo duket se u djeg edhe më shumë serbeve shkruan Faktiditor.ch.

Me sa duket, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq nuk ka dëshirë të ndajë sportin dhe politikën duke i ngatërruar këto të dyja . Si mund ta shtrojë pyetjen tjetër: “A po luajmë kundër ekipit kombëtar të Prishtinës?”shprehet zyrtari serb

Kjo ndodhi papritmas, pas një takimi të ministrit të jashtëm serb dhe zëvendëskryeministrit Ivica Daçiq dhe homologut të tij Liberian Milton Findley. Liberiani, i cili më parë ka revokuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij, përgëzon Daçiqin për fitoren e tyre ndaj Kosta Rikës. Daçiç tha se ai dëshironte që Serbia të kishte një lojtar të mirë si Presidenti i Liberisë George Weah në radhët e tij.

Deri ketu „mirë“. Por pastaj nis Daçiç. Së pari, ai thotë se fitorja kundër Kosta Rikës ishte një hakmarrje e ëmbël për të, sepse sipas tij Kosta Rika njihet si vendi i parë që ka pranuar pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës: “Ata as që e dinë se ku është Kosova. Ata e bënë këtë sepse dikush u tha atyre ta bënin atë. Pa ndonje arsye të veçante. » është shprehur Dacic duke u futur thellë e më thellë në cështje politike duke qenë te përballja e një ndeshjeje futbolli.

Pas kesaj Daçiq vazhdon: “Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera. Por, natyrisht, kjo nuk është e mundur me ndeshjen e së premtes. Sepse ne nuk e dimë nëse luajmë kundër ekipit kombëtar të Zvicrës, atyre të Shqipërisë apo Prishtinës.
Të përkujtojmë se të mërkurën provokoi edhe mesfushori Luka Milivojevic, zviceranet.

Ndërkohë,Dacic hedhe zjarrit benzin, lojtarët e tjerë serbë po përpiqen të heqin dorë. Dushko Tosiç dhe Dushan Tadiç janë në konferencën zyrtare për shtyp duke thënë se ata donin vetëm të përqëndroheshin në futboll. “Ne nuk duam të hyjmë në këtë debat në asnjë mënyrë.”

Më pas, ai iu referua lojës së skandalit të vitit 2014 në Beograd, kur Stefan Mitrovic i Serbisë rrëzonte flamurin e Shqipërisë së Madhe i varur nga një dron, ku shqiptarët, përfshirë edhe vëllain e Granit Xhakes,Taulantin që e nxitën atë të rrëmbejë flamurin prej dores se tij. Loja u anulua pas këtyre trazirave. “Unë jam i sigurt se kjo nuk do të ndodhë përsëri. Ishim goxha naivë. Ne e dimë saktësisht se çfarë është në rrezik dhe nuk do të provokohet, “tha Tosiç në Swetlagorsk, pak para fluturimit në Kaliningrad./Faktiditor.ch/

Comments