Megjithëse në Zvicër ka një “luftë” mes vendësve, sërish ata i tremb fakti se shumë talente që po rriten atje, mund të zgjedhin që të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe tashmë me largimin që iu bë Behramit, është një arsye më shumë për të braktisur helvetët.
Mediat zvicerane i kanë bërë jehonë mesfushorit Bastien Toma, i cili aktivizohet me Sionin në Superligën zvicerane dhe ka debutuar që në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që tani është vetëm 19 dhe shihet si një ndër lojtarët më të talentuar.
Sipas zviceranëve, Shqipëria dhe Kosova kanë nisur që të marrin informacion dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin e nëse arrijnë ta bindin, atëherë do të ishte një humbje shumë e madhe për Zvicrën.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shfaq interes për të, pasi “VIP Sport” është interesuar në lidhje me Tomën e ka mësuar se 19-vjeçari e ka refuzuar disa herë në mënyrë të vazhdueshme Shqipërinë, por duke parë problemet etnike në Zvicër, ky mund të jetë rasti më i mirë për të përfituar shërbimet e tij.