Zvicerani shet firmën e Berishës në eBay, më e shtrenjtë se e shumë politikanëve dhe yjeve të Hollywood

86

Zvicerani shet firmën e Berishës në eBay, më e shtrenjtë se e shumë politikanëve dhe yjeve të Hollywood

Moebel THEMA

Një shtetas zvicerian ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të fituar para. Ndër vite ai ka koleksionuar dhjetra autografe nga yje të Hollywood-it, muzikës, futbollit dhe liderëve botërore të cilat i ka nxjerrë në shitje në eBay.

Ndër VIP-at që kanë dhënë një autograf për të është edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka hedhur firmën e tij mbi një foto të realizuar në selinë e NATO-s në Bruksel në krah të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer. Pikërisht këtë foto me autografin e Berishës, zviceriani e ka nxjerrë në shitje kundrejt çmimit 80 USD.

Nga një vështrim të shpejtë që “BalkanWeb” ka bërë në profilin e koleksionit zvicerian në eBay rezulton se vlera e shitjes së fotos me autografin e Berishës është më e shtrenjtë se vlera që ai u ka vënë firmave të shumë nga yjeve të kinematografisë, muzikës apo edhe futbollit botëror.

Konkretisht foton me autografin e aktores së mirënjohur Gina Lollobrigida ai e shet për 65 USD, ndërsa atë të Brigitte Bardot për 27.99 USD, raporton “BalkanWeb” Firma e Berishës rezulton të shitet më shtrenjtë edhe se e idhullit të tij në muzikë, francezes Mireille Mathieu, autografin e së cilës koleksionisti zvicerian e shet për vetëm 39.99 USD. Berisha le prapa edhe Enrique Iglesias, autografi i të cilit mund të blihet në eBay për
72 USD.

Bie gjithashtu në sy se vlera në dollarë e shitjes që koleksionisti zvicerian i ka vënë autografit të yllit të futbollit gjerman e atij botëror, Franz Bekenbauer është 30 USD, pra shumë herë më pak se sa shet atë të Berishës.

Ish-kryeministri shqiptar konkurron edhe ish-kancelarin e Gjermanisë për vlerën e autografit, kjo për firma e Gerhard Schroder shitet për vetëm
55 EUR. Vlera e autografit të Berishës le pas edhe atë të ish-kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, firma e të cilit është nxjerrë në shitje për 70 USD.

Është e paqartë pse koleksionisti zvicerian ka vendosur një vlerë të lartë për autografin e ish-kryeministrit të Shqipërisë megjithatë është fakt se në eBay ai ka “mundur” edhe yjet botërorë të kinematografisë, muzikës, futbollit por dhe politikës.

*Vlera e autografeve të nxjerra në shitje në eBay*

Sali Berisha           80 USD

Gregory Peck        75 USD
Enrique Iglesias    72 USD
Gina Lollobrigida    65 USD
Gregory Peck         75 USD
Brigitte Bardot        27.99 USD
Mireille Mathieu      39.99 USD
Angela Merkel        85.5 USD
Brigitte Nielsen       76.50 USD
Gerhard Schroder   55 EUR
Dustin Hoffman        71.99 USD
Franz Beckenbauer 30 USD

Comments