Zv/kryeministri Halili në Zagreb mori pjesë në Konferencën e dytë të Qendrës rajonale për zhvillim të sipërmarrësisë në rajon

215
fresco

midle
foto-kroaci-2

 

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili në Shibenik të Kroacisë merr pjesë në Konferencën e dytë të Qendrës rajonale për zhvillim të sipërmarrësisë në shtetet e Evropës Juglindore. Në këtë Konferencë ku marrin pjesë përfaqësues të qeverive të të gjitha vendeve të rajonit të Evropës jug-lindore, përfaqësues të Komisionit Evropian, ekspertë, profesorë universitarë, si dhe pjesëmarrës tjerë diskutohet për zhvillimin e mëtutjeshëm të sipërmarrësisë në procesin edukativo arsimor.

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Halili tha se Maqedonia në mënyrë aktive është e inkuadruar në realizimin e këtij projekti me c’rast disa shkolla fillore dhe fakultete teknike në mënyrë të drejtpërdrejt zbatojnë aktivitete në këtë drejtim. Ai në takim me përfaqësuesin e KE-së Michel Catinat, drejtuesit e projektit me seli në Zagreb dhe përfaqësues të Qeverisë së Kroacisë, tha se seli të kësaj Qendre duhet të hapen edhe në Maqedoni si dhe në vendet tjera të rajonit.

Ndryshe, për të forcuar kompetencat e sipërmarrësisë, Maqedonia është pjesëmarrëse në zbatimin e pilot programit në të gjitha lëndët mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm ( projekt SEECEL). Qendra për mësim të sipërmarrësisë në Evropën Juglindore ( SEECEL) është institucion rajonal me mision për promovim dhe zhvillim të sistemit të mësimit të përjetshëm në shtetet e rajonit.  Shtetet e rajonit bashkërisht shprehën nevojën e bashkëpunimit strategjik rajonal dhe një nga fushat kyçe për bashkëpunim ishte integrimi i mësimit sipërmarrës në nivel të  ISCED 2, ISCED 3, ISCED 5/6.

foto-kroaci-1

Comments