Zv/kryeministri Halili takohet me Ditmir Bushatin. Halili: Maqedonia e përkushuar në integrimin e vendit në NATO dhe BE

301

 

Zv.Kryeministri Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Lokal, znj. Shirete Elezi, sot  qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e  Shqipërisë.

Në Tiranë zëvendëskryeministri Halili fillimisht është pritur nga ministri i Punëve të jashtme z.Ditmir Bushati. Në këtë takim bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet në mes dy vendeve fqinje janë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen në realizimin e projekteve që janë në interes të përbashkët.

Në këtë takim u bë fjalë edhe për situatën politike në Maqedoni, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin e integrimit si dhe temat tjera të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit theksuan se alternativë e vetme e vendeve të rajonit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim është i domosdoshëm bashkëpunimi i vendeve të rajonit.

Zëvendëskryeministri Halili tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në integrimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe në realizimin e këtij synimi realizohen reformat thelbësore dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Ministri Bushati theksoi se Tirana zyrtare mbështet implementimin e MO-së si një nga parakushtet për integrim të vendit në strukturat euro-atlantike. Ai gjithashtu u shpreh se nuk do të mungoj mbështetja e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ndryshe, gjatë ditës zëvendëskryeministri Halili do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit, z.Ilir Meta, zëvendëskryeministrin z.Niko Peleshi.

Comments