Zvogëlohen fondet për pushtetin gjyqësor

274
fresco

 

Pushtetit gjyqësor i ndahen gjithnjë e më pak fonde nga buxheti. Edhe pse vitin e kaluar parashikoheshin 0.8 për qind të prodhimit bruto vendor për pushtetin gjyqësor, në arkën e gjyqësorit do të shkojnë dy herë më pak para ose vetëm 0.38 për qind. Rishikimi i arkës shtetërore tregon se që nga viti 2012, për pushtetin gjyqësor transferohen gjithnjë e më pak para nga minimumi i përcaktuar me ligj. Edhe pse sipas ligjit paratë për pushtetin gjyqësor çdo vit duhet të rriten, në praktikë ndodh e kundërta, njofton Alsat-M.

midle

“Në një analizë të të dhënave që kanë të bëjnë me mjetet e ndara për periudhën 2012-2015, kemi konstatuar se brenda buxhetit të gjyqësorit për këtë periudhë kohe nuk është arritur niveli i përcaktuar me ligj, respektivisht buxhetit në lartësi prej 0.8% të Prodhimit Bruto Vendor, ” theksojnë revizorët. Vitin e kaluar për pushtetin gjyqësor janë miratuar 30 milionë euro ose dyخsh më pak nga minimumi i kërkuar me ligj. Për shkak të kësaj revizorët shprehin shqetësim rreth خnancimit joadekuat të gjyqësorit. “Kjo mënyrë e planiخkimit dhe خnancimit të pushtetit gjyqësor krijon një rrezik për sigurimin e خnancimit të qëndrueshëm, afatgjatë, të barabartë dhe adekuat të pushtetit gjyqësor,” qëndron në raportin e revizionit shtetëror. Revizorët rekomandojnë ministrinë e Financave që të ndërmarrin masa dhe të sigurojnë para për pushtetin gjyqësor nga buxheti në lartësinë e përcaktuar me ligj.

Dikasteri i Financave, në krye me ish ministrin Zoran Stavreski kishin dërguar disa vërejtje ndaj raportit të revizorëve, por asnjë fjalë sa iu përket vërejtjeve për transferimin më të ulët të parave për gjyqësorin nga ajo që parashikohet me ligj. Pushteti gjyqësor është një nga fushat më të kritikuara në raportet e Komisionit Evropian. Ndërkohë mangësi të shumta në funksionimit e gjykatave u nënvizuan edhe në raportin e ekspertit Pribe.

Comments