Zymer Bytyqi rikthehet nga lëndimi dhe shënon gol për CSKA Sofian

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi ka shënuar gol për CSKA Sofian në Bullgari.
Skuadra e CSKA-së Sofia fitoi thellë 5:0 ndaj Spartak Varna, shkruan Indeksonline

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Zymer Bytyçi në minutat e fundit të ndeshjes.
Bytyçi shënoi pas rikthimit nga lëndimi dhe ky ishte goli i tretë për të në kampionat këtë edicion./Indeksonline/